Balla i vendosur: “Më 30 qershor fiton Shqipëria dhe demokracia”

Në një deklaratë për mediat, Taulant Balla është treguar i vendosur mbi zgjedhjet vendore dhe datën që ato janë vendosur, 30 qershori.

Në fjalën e tij, Balla është shprehur se më 30 qershor, do të fitojë Shqipëria, shqiptarët dhe demokracia.

“Zgjedhjet e 30 qershorit janë një moment i rëndësishëm për funksionimin e shtetit ligjor në vend, institucionet dhe demokracia funksionon mbi bazën e rregullave.

Ju them qartë që më 30 qershor fiton Shqipëria dhe shqiptarët, shteti institucional, demokracia, kushtetuta dhe pas 30 qershorit është mundësi e artë edhe për PD dhe atë që ka mbetur nga LSI, që të reflektojnë në dy drejtime: kush politikan punon kundër reformës në drejtësi e ka betejën të humbur dhe kush politikan punon kundër interesave të vendit dhe integrimit, e ka të humbur këtë betejë”, ka thënë Balla.

Ju mund të pëlqeni dhe këto