Flower
Flower

Balla i kundërvihet opozitës: “Policia eleminoi organizatorin e grabitjes”

Taulant Balla ka reaguar së fundmi ndaj sulmeve të opozitës mbi Policinë e Shtetit pas grabitjes në Rinas, të cilat i ka cilësuar si të turpshme.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, kreu i grupit parlamentar të PS, është ndalur tek operacioni “Shënkoll” që solli shkatërrimin e një grupi të strukturuar kriminal dhe ka thënë se lufta ndaj krimit po rritet çdo ditë.

“Lufta kundër krimit po intensifikohet çdo ditë, me goditje dhe arrestime, duke hyrë në një fazë tjetër kontrollesh dhe reagimesh parandaluese në mënyrë të dedikuar ndaj të gjithë ata që janë një bezdi për komunitetet, ata që kultivojnë apo shpërndajnë lëndë narkotike dhe që kanë plot precedentë të tjerë penalë. Këta soj duhet të jenë përditë nën presionin goditës të Policisë së Shtetit. Goditja e djeshme e një grupi kriminal me tentakula në disa qytete të Shqipërisë, duhet të vijojë me goditje dhe arrestime të tjera. Sulmet e përsëritura këto ditë për rastin e “Rinasit” ndaj Policisë së Shtetit janë gjëja më e turpshme. Si kurrë më parë, Policia e Shtetit iu përgjigj grabitjes në mënyrë të menjëhershme, duke u vënë në ndjekje të keqbërësve dhe duke eliminuar organizatorin e grabitjes.

Policia e Shtetit u përgjigj edhe pse përballë nuk kishte disa grabitës të zakonshëm, por një grup të strukturuar kriminal, i armatosur deri në dhëmbë, i përbërë nga individë tejet të rrezikshëm që kanë qenë në gjendje të arratisen edhe nga burgje të vendeve të Bashkimit Europian”, shkruan Balla.

Ju mund të pëlqeni dhe këto