Flower
Flower

Balla i kthehet Metës: “Parlamenti jo funksional? Sepse nuk është Monika por Ralfi?”

Në fjalën e tij gjatë seancës plenare, Taulant Balla ka komentuar deklaratat e Presidentit Ilir Meta mbi reformën zgjedhore dhe krizën politike në vend.

Balla është shprehur se PS asnjëherë nuk ka bërë politikë me komunizmin, ndërsa ka thënë se Shqipëria meriton rekomandimin pozitiv nga KE.

 “Lufta Anti-fashiste nacional çlirimtare është një moment historik për ne, pasi e renditi Shqipërinë ne vendet fituese. Ajo që pasoi pas 28 nënëtorit nuk ishte ideali i dëshmorëve. Por çdo lloj balte që mund të hidhet mbi luftën, kjo nuk duhet toleruar. Ka pasur goxha përpjekje për të ritizuar dhe heroin tonë Skënderbeun. Nuk na takon ne politikanëve të bëjmë histori, le ta shkruajnë historianët. PS kurrë nuk bën politikë me komunizmin. Nuk e shoh aspak të dëmshëm që të kemi përfaqësues të ballit kombëtar. Për ne, ky 75 vjetori i çlirimit të Shqipërisë, jemi i vetmi komb që jemi çliruar me luftë partizane.

Të mërkurën Shqipëria meriton rekomandimin pozitiv të KE. Integrimi europian u shërben atyrevqë na kanë sjellë ne në këtë sallë. Ndjej keqardhje që presidenti e rendit veten në krahun e atyre që mendojnë se reforma në drejtësi nuk ka ecur ashtu siç duhet. Parlamenti sipas presidentit të Republikës, nuk është funksional.  Po pse? Sepse nuk është Monika dhe është Ralfi? Realisht dua t’jua them le ta shfrytëzojmë këtë kohë të mbetur, të punojmë për Shqipërinë europiane”, u shpreh Balla.

Ju mund të pëlqeni dhe këto