Flower
Flower

Arrestohet ish-drejtori i Burgjeve, Arben Çuko

Ish-drejtori i Burgjeve, Arben Çuko, është arrestuar ditën e sotme pasi ka ushtruar korrupsion pasiv gjatë kohës që ishte në këtë post. Aktualisht, Çuko ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Rreth dy muaj më parë Çuko u shkarkua nga posti i tij dhe vendin ia zuriStefan Cipa. Motivacioni i këtij ndryshimi ishte rritja e sigurisë në burgje.

Rreth dy muaj më parë Çuko u shkarkua nga posti i tij dhe vendin ia zuriStefan Cipa. Motivacioni i këtij ndryshimi ishte rritja e sigurisë në burgje.

Sipas njoftimit zyrtar të shpërndarë nga Ministria e Drejtësisë në atë kohë thuhej se “ky ndryshim bëhet për të përmirësuar punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitetit të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto