Flower
Flower

Arrestimi i zyrtarëve të PD, Basha: “Rama ka vendosur pushtet autokratik, policët mos t’i binden”

Pas arrestimit të zyrtarëve të PD për protestën e djeshme në Librazhd, ka ardhur reagimi i Lulzim Bashës.

Kryedemokrati është shprehur se Rama ka vendosur një pushtet autokratik në vend dhe i ka bërë thirrje policëve që mos t’i binden.

Policia politike e Edi Ramës ka arrestuar dhjetëra funskionarë të PD në Elbasan. Këto veprime janë raprezalje të hapura politike. Ndërkohë që mbi 50 mbështesës të PD mbahen paligjshëmrishtë në burgje. Ky është bilanc i regjimeve reprisive dhe jo një regjim demokratik”, tha Basha.

“Nuk ka më asnjë iluzion, Rama ka vendosur një pushtet autokratik. Pasi vuri në kontroll gjithë pushtetet po i përdor për të përndjekur cdo kundërshtar të tij. Ndihmohet nga dy vegla të paskrupullta Sandër Lleshi e Arta Marku.

Ju bëj thirrje policëve e prokurorëve mos u binden urdhrave të paligjshëm të autokratit të korruptuar e veglave të tij. Këto akte për t’i mbyllur gojën e goditur kundërshtarin po thellojnë gropën ku ka rënë Rama. E bëjnë të pashmangshëm fundin e tij të keq. Asgjë dhe askush nuk e ndal betejën tonë për Shqipërinë si gjithë Europa”, ka thënë Basha.

Ju mund të pëlqeni dhe këto