Arrestimi i nipit të Rrahman Rrajës, Rama: “Do t’i nxjerrim ‘ujë të zi’ foleve të kr*mit”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të nipit të deputetit të PS Rrahman Rraja, Redjan Rraja, si i dyshuar për atentatin kundrejt prokurorit të Durrësit, Arjan Ndojës.

Përmes një statusi në Twitter, Rama ka përshëndetur punën e policisë dhe ka thënë se brenda nëntorit do të fillojë goditja e bandave kriminale që operojnë në vend.

“Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit. Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda dhe masat speciale kundër KÇK-së. Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu #DerinëFund #ZeroTolerancë”, shkruan Rama në reagimin e tij.

Ju mund të pëlqeni dhe këto