Arjan Curi i drejtohet Kokëdhimës: “Dikur thoshe se Veliaj ka qenë kryetar i mirë, kur u bë i keq?”

Pas akuzave që Koço Kokëdhima i ka bërë kundërshtarit të tij në garën për Tiranën, Erion Veliajt, ka reaguar Arjan Curi.

Curi e ka pyetur Kokëdhimën se dikur thoshte për Veliajn që ishte një kryetar bashkie i mirë dhe në cilin moment ai u bë i keq.

“Dikur ke thënë që Erion Veliaj është një kryetar bashkie i mirë. Në cilin moment u bë i keq?”, e ka pyetur Curi Kokëdhimën.

“Këtë gjë që thoni ju, unë nuk e mbaj mend ta kem thënë njëherë dhe nëse e kam thënë duhet parë konteksti si e kam thënë. Ky është një mëkat të ma thuash mua që e kam thënë”, iu përgjigj Kokëdhima.

Gjithashtu, Kokëdhima ka folur dhe për raportin që ka pasur me Edi Ramën.

“Ramën e kam këshilluar në mënyrë parimore dhe profesionale. Kam qenë kritik me të dhe në kohën që unë kam pasur këtë marrëdhënie miqësore me të. Kur kandidoi për bashkinë e Tiranës në 2011 nuk i kam folur me gojë për 7 muaj me të për veprimin e papërgjegjshëm që bëri ai, që nuk i konsideroi parimet e PS dhe interesat e saj dhe isha e sigurt që do ta humbte bashkinë, por atij i interesonte interesi personal dhe veproi kundër interesit të qytetarëve. Erion Veliaj është një mashtrues ordiner dhe nuk meriton të kandidohet, kjo është një arsye politike. Pushteti t’i merret këtij sekti të Rilindjes dhe t’i kthehet Tiranës”, tha Kokëdhima.

“Më duket sikur PD dhe LSI po i bëjnë nder Veliajt nga njëra anë që s’do hyjnë në zgjedhje. Padashje Kokëdhima mund të bëhet fasadë e Rilindjes”, tha Curi.

“Nuk bëhem fasadë e askujt, do i kërkoj popullit besimin për bashkinë e Tiranës”, tha Kokëdhima.

 

“Do shkoj atje me objektivin e qartë për të fituar zgjedhjet dhe parashikimet tuaja nuk do jenë kaq të lehta. Ka shumë mundësi të futem në zgjedhje se do ta kërkoj mbështetjen e Kongresit. Erion Veliajt do t’i them: Nuk shitet dhe blihet Koço Kokëdhima me tendera”, tha Kokëdhima.

Ju mund të pëlqeni dhe këto