Apeli i Metës: “E patolerueshme që vetëm 44% e autorëve të krimeve seksuale ndaj fëmijëve të dënuar”

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar sot që të miratohet sa më shpejt projektligji për regjistrin e të dënuarve për krime seksuale. Ai ka deklaruar se është e patolerueshme që vetëm 44% e autorëve të akuzuar për krime seksuale ndaj fëmijëve janë të dënuar.

“Të miratohet sa më shpejt projektligji për regjistrin e të dënuarve për krime seksuale që Crca-Albania ka përgatitur si përgjigje ndaj parandalimeve të krimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve.

Është e patolerueshme që vetëm 44% e autorëve të akuzuar për krime seksuale ndaj fëmijëve janë dënuar me vendim të formës së prere. Kjo tregon se kemi një mospërputhje të konsiderueshme nga regjistrimi i rasteve të dhunës seksuale në polici, ndjekja penale nga prokuroria dhe dhënia e dënimit nga gjykata”, ka deklaruar Meta.

Ju mund të pëlqeni dhe këto