Anëtarja e PE sulmon Macron: “BE është marrë peng nga Franca që po luan lojë të ndyrë”

Tanja Fajon, anëtarja e Parlamentit Europian, ka reaguar pas mos hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përmes një postimi në Twitter, Fajon ka sulmuar Macron, duke thënë se Franca po luan një lojë të ndyrë dhe po cënon besueshmërinë e Bashkimit Europian.

“Jam ekstremisht e zhgënjyer që Bashkimi Europian humbi edhe një tjetër mundësi për të demonstruar se çështjet e zgjerimit ka rëndësi dhe se ne i mbajmë premtimet tona. Bashkimi Europian është marrë sërish peng nga Franca e cila nuk kupton dhe vazhdojë të minojë interesin tonë për Ballkanin.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk morën një dritë jeshile për hapur bisedimet me BE ditën e djeshme. Parlamenti Europian mbetet një aleat i fortë gjithesi. Besueshmëria e Unionit është shkatërruar. Franca po luan lojë të ndyrë politike dhe kam frikë se të gjithë do të paguajnë çmimin”, shkruan Fajon.

Ju mund të pëlqeni dhe këto