Flower
Flower

Ambasadori i BE: “Opozita në Kuvend të shkojë në zgjedhje”

Pas formimit të dy grupeve parlamentare të LSI dhe PD sot në Kuvend, ka ardhur reagimi i Ambasadorit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca.

Ai është shprehur se dëshiron që kjo opozitë të shkojë në zgjedhjet lokale dhe të bisedojë me palët e veta.

“Duam që kjo opozitë të shkojë në zgjedhjet lokale. Ne shpresojmë se opozita do të marrë pjesë në zgjedhje”, është shprehur Soreca, ndërsa kujtojmë se nga Kuvendi sot Rudina Hajdari, tashmë kryetare e grupit parlamentar të PD, kërkoi që zgjedhjet mos të bojkotohen.

Ju mund të pëlqeni dhe këto