Albin Kurti nuk përjashton mundësinë e uljes së Kosovës në tryezën e Mini Shengenit, deklarata e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur së fundmi mbi Mini Shengenin Ballkanik teksa ka dhënë një intervistë për “Rubikon” në KTV.

Ai e ka ironizuar këtë proces dhe ka thënë se është më shumë si një ide sesa një projekt konkret. Ndërsa Kurti ka shtuar se ky proces s’mund të fillohet duke pasur si partner kryesor Serbinë.

 “Unë nuk mendoj që kjo është një përpjekje për ringjalljen e Jugosllavisë, por as e përjashtoj që në Serbi ta imagjinojnë si një nismë për krijimine Jugosllavisë së katërt”, tha ai.

Megjithatë Albin Kurti nuk e përjashtoi kategorikisht mundësinë që të ulet në tryeza për këtë nismë. “Ne nuk i kemi në duar dokumentat e tre takimeve të para. Vetëm pasi të njihemi me to do të vendosim në qeverinë e Kosovës”. Nuk e perjashtoj apriori pjesmarrjen ne tryezë”, u shpreh ai.

Ju mund të pëlqeni dhe këto