Akuzat për fshehjen e numrit të viktimave nga Covid, Rama bën njoftimin e papritur

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës dhe deklaratës së Lulzim Bashës se po fshihet numri real i të vdekurve nga Covid-19 në vendin tonë.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Rama ka paralajmëruar se do të dali sot në një konferencë për mediat në orën 18:00 për t’iu adresuar këtyre akuzave.

“Sot në 18.00 mesazhi im për shqiptarët pas akuzës makabre për fshehjen e numrit të të vdekurve! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë mundësinë të më ndjekë”, shkruan Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto