“Akt i ulët që na turpëron të gjithëve”, Basha reagon ashpër mbi padinë e Ramës ndaj Haradinajt

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar ndaj padisë së kryeministrit Edi Rama kundrejt kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj. Rama e ka akuzuar për shpifje Haradinajn.

Këtë padinë, kryedemokrati e ka cilësuar një akt të turpshëm, kur Haradinaj dhe familja e tij kanë derdhur gjak për të liruar Kosovën.

Postimi i plotë i Bashës:

Pseudo-padia e Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj akt i ulët që na turpëron të gjithëve. Meriton refuzimin dhe revoltën legjitime.

Pseudo-padia e Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës është një perversitet i shëmtuar anti-kombëtar. Është turp i pakapërdishëm që Ramush Haradinaj, pas gjakut të tij dhe familjes së tij për çlirimin e Kosovës, pas betejave me akuzat e montuara të Beogradit, të përballet me pasojat e degjenerimit dhe vasalitetit të Edi Ramës. 

Ky akt i ulët që na turpëron të gjithëve meriton refuzimin dhe revoltën legjitime ndaj një kryeministri të dështuar fund e krye dhe ndaj falimentimit të tij politik dhe moral para Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar.

Ju mund të pëlqeni dhe këto