Aksidenti i Ahmetajt, Rama refuzon të përgjigjet: “Nuk merrem me survejime në vrimën e çelësit”

Kryeministri Edi Rama nuk është përgjigjur në lidhje me aksidentin e ish ministrit Arben Ahmetaj, i cili ishte në një makinë me biznesmenin Mirel Mërtiri.

I pyetur mbi këtë, Rama tha se nuk merret me survejime në vrimën e çelësit, se kush udhëton me kë, apo kush është bashkëshortja e kujt.

Refuzoj të përgjigjem se unë nuk merrem me survejime në vrimën e çelësit, se kush udhëton me kë, dhe se kush është bashkëshortja e kujt, nuk është kjo detyra ime. E vetmja gjë që mund t’iu them është që të shihni gjendjen e plehrave, procedurat nuk janë punët e mija, unë shoh vetëm rezultatin. Një gjë u them se shpifjet, sajesat, më shumë se këtë herë nuk kanë qenë ndonjëherë bashkë, përballë një investimi modern. Janë të verbuar”, tha Rama ndër të tjera.

Ju mund të pëlqeni dhe këto