“Ai është sot mbreti lakuriq që po e tregojnë me gisht të gjithë”, Basha reagon ndaj deklaratave të Ramës

Pas deklaratave që bëri kryeministri Edi Rama në Kuvend, ka ardhur reagimi i Lulzim Bashës. Përmes një postimi në Facebook, Basha thotë se Rama e shembi Teatrin me dhunë dhe tani kërkon të ndërtojë kullat për të pastruar lekët në mes të Tiranës.

Sipas Bashës, Rama është një hajdut ordiner që po përpiqet të fshehi vjedhjen e tij përmes ëndrrës së artistëve për një Teatër të ri.

“Rama e shembi Teatrin Kombëtar me dhunë, kundër ligjit dhe me qëllimin e vetëm që në truallin e tij të ndërtojë kullat duke pastruar lekët e pista në mes të Tiranës.  Si hajdut ordiner ai tani përpiqet të fshehë vjedhjen e tij pas ëndrrës së shumë artistëve për një Teatër të ri.

Kjo grabitje e dhunshme e pasurisë sonë kombëtare është provokim për çdo qytetar që nuk e ka marrë akoma pagën e luftës, për çdo biznes që po falimenton prej dështimeve të Ramës, për çdo të papunë sot në Shqipëri dhe për çdo shqiptar të ndershëm. Si burracak, Rama tani përpiqet tia hedhë fajin kujdo tjetër që të shpëtojë sadopak veten. Por ai është sot mbreti lakuriq që po e tregojnë me gisht të gjithë”, shkruan kreu i PD.

Ju mund të pëlqeni dhe këto