A ka viktima nga vaksinimi? Rama: “Këngë e përditshme nga Saliu prej të cilit Luli varet kokë e këmbë”

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Korçë, ku ka parë nga afër procesin e vaksinimit masiv, i shoqëruar nga ministrja Ogerta Manastirliu. Rama është pyetur nga gazetarët nëse deklaratat e kryedemokratit Basha për viktimat nga vaksinimi janë të vërteta.

Rama u shpreh se Basha dhe të tjerët janë me fatkeqësinë dhe jo me shqiptarët. Gjithashtu, ai shtoi se këto deklarata janë këngë e përditshme nga Saliu prej të cilit Luli varet kokë e këmbë.

Gazetari: Basha është shprehur se nga procesi i vaksinimit ka edhe viktima?

Rama: Çfarë mund të komentoj unë për këtë kjo është thjesht në e re, që është shumë e vjetër, sepse ne kemi parë që sa herë mbi shqiptarët bie fatkeqësi Lulëzimi dhe të tjerët janë me fatkeqësinë dhe jo me shqiptarët.

Ka një përmbytje janë me përmbytjen, ka një tërmet janë me tërmetin, ka një virus janë me virusin arrihet deri këtu sa të flitet për vdekjet e shkaktuara nga vaksinat pas asnjë lloj arsyetimi për të përhapur panik, këngë e përditshme nga Saliu prej të cilit Luli varet kokë e këmbë. Këta janë ata, vaksina nuk mbron nga sëmundjet e tjera, vaksina nuk është një ilac magjik që parandalon humbjen e jetës për shkak të sëmundjeve të tjera dhe vaksina vetë nuk është shkaktare e humbjes së jetës, histori e konfirmuar kudo.

U bë gjithë ajo zhurmë por asgjë nuk ka, ja ku jemi sot, vaksinimi me Astra Zeneca vazhdon kudo, në vazhdojmë vaksinojmë ata infektojnë, sensibilizojmë për distancim ata vazhdojnë sesnibilizojnë për mosvaksinimin që do të jetë vula që do ti mbetet kësaj fushate mizerabel me vatra Covid kudo ku shkel.

Ju mund të pëlqeni dhe këto