A ka frikë Meta nga shkarkimi? Presidenti jep përgjigjen e fortë

Presidenti Ilir Meta ka dalë sot para Komisionit Hetimor Parlamentar, ku është pyetur mbi arsyet që bëri ç’dekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

I shoqëruar nga dy këshilltarët e tij, ai i Sigurisë, Bahri Shaqiri dhe i Mediave, Tedi Blushi, Meta ka folur për gazetarët para se të përballej me komisionit.

Kur u pyet nëse kishte frikë ndaj kësaj përballje dhe shkarkimit, ai ka deklaruar se jo. “Presidenca në mbrojtje të Kushtetutës. Nuk kam frikë, do jem President deri më  2021”, ka thënë Meta.

Ju mund të pëlqeni dhe këto