A frikësoheni se do procedoheni për përhapje paniku? Meta: Më 2 mars u kurseva, por…

“A frikësoheni se do procedoheni për përhapje paniku?”, e ka pyetur një gazetar Ilir Metën. “Jam student dhjetori. Kam respekt për policinë. Mos të keqpërdoren nga politika se po monitorohen përditë. Nuk do të mbaj përgjegjësi për fatin që po u përgatit populli. Është çështje tjetër nuk është për këtu. Shqiptarët nuk ka më njeri që t’i kthejë nga rruga e demokracisë. Le të më procedojnë por mos i procedoj unë pastaj me të gjithë popullin shqiptar.

 Mua të më procedojnë kur të duan. Me dy mars i kurseva. Mos të detyrohem të bëj thirrje tjetër. Të gjithë të marrin pjesë në votime. Lashë një ditë takim me një që vinte nga Lapraka ju deshën dy orë, dhe aty kuptova që kjo është një situatë shqetësuese. Një qytetar që nuk voton nuk ka të drejtë të kërkojë llogari. Të gjithë e kanë kuptuar se vota është fuqia e tyre”, tha Meta.

“Po shpërdoroni postin për LSI”, Meta u përgjigjet akuzave: “Ai nuk ka lënë gjë pa shpërdoruar. Shpërdoron pronat e qytetarëve, shpërdoron dhe titullin e kryeministrit. Nuk po hyj tek kjo çështje. Ai ka një problem të madh, do merret me Ilir Metën sepse fajin e ka opozita. E mësoi të shkojë në zgjedhje pa kundërshtarë. Ishte mësim i hidhur dhe s’ka për të ndodhur më. Unë do jem i pari që do të ndëshkoj çdo forcë politike. Ai ka të drejtë për këtë gjë. Unë s’kam frikë nga zgjedhjet. Gati jam unë dhe të votohem dhe unë. I nënshtrohem votës së popullit”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto