A do shkarkohet Ervin Bushati? Rama: “Mos na qani hallin, atë punë e dimë ne”

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve, nëse do e shkarkoj nga PS Ervin Bushatin.

“Vdeksha unë për Syrin, që qan hallin për Partinë Soicaliste. Ne kemi një ndryshim të madh nga partia e syrit e çdo parti tjetër, që ka vetëm hallin e syrit dhe faqes. PS-ja nuk është bërë dhe nuk bëhet asnjëherë mburojë e askujt.

Qëllimi është i përbashkët, përgjegjësia individuale. Kjo dihet për këdo që futet në PS. Për çdo kapërcim mes vijës ndarëve për qëllim të përbashkët, secili përgjigjet vetë. Përsa i përket veshjes apo zhveshjes, kjo është një çështje që nuk i takon syrit, por familjes tonë politike. Na takon ne dhe e dimë ne se kur e bëjmë. Mos na qani hallin, sepse ju kemi si hidhër për syrin e keq”, tha Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto