A do penalizohen shqiptarët që kanë ngecur në Hollandë? Ministria e Jashtme jep njoftimin

Me qindra shtetas shqiptar kanë ngecur në vendet e zonës Shengen për shkak të mbylljes së kufijve. Danimarka njoftoi se për shtetasit shqiptar që kanë mbetur atje, do të ketë penalizime.

Megjithatë, Hollanda nuk ka njoftuar asnjë penalizim. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar të gjithë qytetarët që ndodhen në Hollandë, t’u drejtohen komunave lokale për të zgjatur qëndrimin.

”Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Holandë, se të gjithë personat që për arsye të situatës së krijuar nga virusi COVID-19, nuk kanë qenë në gjëndje të udhëtojnë drejt një destinacioni të planifikuar më parë, duhet t’i drejtohen komunës së qytetit ku ata ndodhen për të aplikuar për zgjatje të afatit të qëndrimit”, njofton MEPJ.

Ju mund të pëlqeni dhe këto