A do i lirojnë zyrat për kryebashkiakët e rinj? Flet Voltana Ademi

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e Shoqatës së Bashkive mbi votimet e 30 qershorit, e cila i konsideron këto zgjedhje si antikushtetuese.

Ademi ka qenë në cilësinë e kryetares së kësaj shoqate, ku është shprehur për mediat se në Kushtetuese kërkojnë konstatimin si antikushtetues të 30 qershorit.

“Jemi këtu duke iu referuar asaj që është e drejtë kushtetuese dhe publike në interes të qytetarëve. Dekreti duhet të merrej në konsideratë, shpresoj që në momentin e parë që të jetë në punë të nis gjykimin e një cështje me rëndësi.Ne shpresojmë që Rama të mos pengojë ngritjen e gjykatës dhe të marrë sa më shpejt cështjen në gjykim”, tha Ademi.

Lidhur me pyetjen nëse ata do ua lirojnë zyrat kryebashkiakëve që u zgjodhën në 30 qershor, ka reaguar Ademi.

“Ne po veprojmë në mënyrë institucionale. Gjithë kryetarët e bashkive i janë drejtuar institucioneve të drejtësisë, një e drejtë e jonë, për të ndërtuar demokracinë mbi bazën e shtetit. Apeloj që cështjet të hetohen dhe gjykohen në mënyrë të pavarur duke mos iu nënshtruar presionit politik. Kemi gjykata që kanë vepruar në mënyra të ndryshme”, tha ajo.

Ju mund të pëlqeni dhe këto