A do bëjë PS koalicion parazgjedhor? Përgjigjet Rama, flet dhe për koalicionin opozitar

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas mbledhjes që ka bërë me shtabin elektoral të Partisë Socialiste. Rama është pyetur nëse PS do të bëjë një koalicion parazgjedhor, por ka thënë se ka bërë koalicion me njerëzit.

“Sistemi që kemi zgjedhur është një sistem ku çdo parti garon me simbolin e saj dhe me skuadrën e saj, ose bën një koalicion me një simbol dhe në një skuadër të përbashkët. Ne e kemi pasur të qartë, që ne koalicionin e kemi me njerëzit dhe shumicën e kemi me njerëzit. Kështu që nuk kemi asnjë diskutim në këtë pikë. Sigurisht e mirëkuptoj pyetjen, duke parë se çfarë ndodh në kampin tjetër, ku po punohet për një hibrid të pangrënshëm, të pagëlltitshëm dhe të patretshëm”, tha Rama, duke folur dhe për koalicion opozitar.


Përsa i përket propozimit të opozitës për shtyrjen e afatit të mbarimit të kartave të identitetit, Rama tha se është një propozim i mirëpritur. “Nuk e kam dëgjuar këtë si propozim, kur bëhet fjala te zgjedhjet, ato janë të përbashkëta, rregullat e lojës janë të propozuara bashkërisht, dhe çdo propozim është i mirëseardhur, bën sens dhe normalisht që do të trajtohet me seriozitetin e duhur”, tha Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto