500 shtëpitë që do ndërtojë Turqia, Rama: “I japim zgjidhje edhe përmbytjeve në Laç”

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mjedisit në Turqi, Murat Kurum, kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit për ndërtimin e 500 banesave nga Turqia.

Rama është shprehur se jemi në fazën e dytë të këtij projekti, atë të nënshkrimit. Kujtojmë se pas rënies së tërmetit tragjik të 26 nëntorit, Turqia u ofrua të ndërtonte 500 shtëpi për të prekurit nga tërmeti.

“Jemi në fazën e dytë të këtij projekti, në fazën e nënshkrimit. Është një program kompleks ku të dyja palët do të ndajnë punët dje do të arrijnë të jenë një nga shembujt kuptimplotë të këtij programi. Ndërtimi do të nisë në zonën e Laçit.

Si dhe është bërë e ditur dje gjatë një konference për shtyp tani jemi në fazën e dytë të këtij projekti dhe kemi ardhur në fazën e nënshkrimit të këtij bashkëpunimi. Janë 500 njësi të reja banimi që do ndërtohen nga miqtë e ardhur nga Turqia me porosi të presidentin Erdogan në zonën e Laçit që njerëzit të kthehen në shtëpi më të mira se ato që kanë pasur.

Ky është zëvendësimi i godina të rrënuara dhe do të jetë një transformim i rëndësishëm i gjithë situatës urbane. Agjencia e angazhuar për këto 500 njësi, do vazhdojmë me një plan zhvillimi për të gjithë infrastrukturës. I japim zgjidhje edhe përmbytjeve në zonën e Laçit. Të dyja palët do ndajnë punën dhe në një kohë të shkurtër do krijojmë në shembull.  E falenderoj me shumë mirënjohje ministrin dhe gjithë delegacionin që ka ardhur bashkë me të dhe përfaqësues të specializuar në programin e ndërtimeve me karakter social në Turqi”, tha Rama.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto