“5 qershori është respektuar”, Basha i kërkoi zbatimin e planit me 5 pika, Rama i kthen përgjigje

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve të PS në selinë e partisë, ku është diskutuar në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Pas kësaj mbledhje, Rama ka thënë për mediat se nëse Presidenti Meta do të kthejë në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor, atëherë parlamenti do t’i votojë sërish.

Gjithashtu, ai i ka kthyer edhe një përgjigje kryedemokratit Basha, duke thënë se nuk ia ka idenë të planit me 5 pika që ka prezantuar PD.

“Ndryshimet në Kodin Zgjedhor Meta bën mirë ta firmosë ose ta kthejë sa më parë që të vazhdojë implementimi dhe ne do ta votojmë siç e kemi votuar. 5 qershori është respektuar dhe 30 qershori është respektuar. Presidenti bën mirë ta firmos se koha për t’u implementuar është e shkurtër, në rast se e kthen në Kuvend do e votojmë sërish. Nuk e kam idenë për asnjë plan me 5 pika (i referohet planit të Bashës”, tha Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto