30 qershori/ PD në Lezhë padit komisionerët dhe numëruesit e PS

Një tjetër zhvillim vjen nga Partia Demokratike lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit. Selia e PD në Lezhë ka paditur komisionerët dhe numëruesit e PS.

Ajo e ka paraqitur këtë kallëzim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Padia vjen ndaj anëtarëve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor Nr.12 dhe 13, të anëtarëve të Komisioneve të Qendrave të Votimit dhe Grupeve të Numërimit të Zonave Zgjedhore 12 dhe 13 Lezhë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto