“24 orë ujë”, Rama nga Përmeti zbulon investimin e fundit që ka mbaruar në këtë qytet

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Përmet, ku ka parë nga afër procesin e vaksinimit në këtë qytet.
Gjithashtu, Rama ka deklaruar se në këtë qytet ka përfunduar investimi për 24 orë ujë në qytet dhe se po vijon puna për shtrirjen e rrjetit të ri në zonat rurale.
“Edhe në Përmet ka përfunduar tanimë investimi për 24 orë ujë në qytet dhe vazhdon puna për shtrirjen e rrjetit të ri në zonën rurale, bazuar në planin e përmbylljes së furnizimit me ujë të pijshëm brenda 2022”, shkruan Rama.