Flower
Flower

13 vende të BE ndërmarrin iniciativën: “Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”

Plot 13 vende anëtare të BE, duke përfshirë këtu Poloninë, Italinë dhe Austrinë, kanë bërë thirrje që të hapen negociatat për pranimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas “Euroactiv”, 10 vendet e tjera janë Republika Çeke, Sllovakia, Sllovenia, Kroacia, Hungaria, Bullgaria, Lituania, Letonia, Estonia dhe Malta.

Sipas burimeve diplomatike të Euractiv, dokumenti përfaqëson një formë presioni, ku të thuhet se dilema e asaj nëse BE-ja së pari ka nevojë për një thellim dhe zgjerim më vonë është e gabuar.

Dilema midis zgjerimit dhe thellimit të BE-së është artificiale, pasi kjo nuk ka të bëjë me pranimin e anëtarëve të rinj, por vetëm hapjen e negociatave për anëtarësim, tha një diplomat i një prej 13 vendeve.

Franca dhe Holanda aktualisht po udhëheqin opozitën për fillimin e bisedimeve, ndërsa Gjermania është e ndarë CDU/CSU është në favor të shtyrjes së negociatave, ndërsa ministri i SPD Michael Roth mendon se ato duhet të fillojnë menjëherë, kujton Euractiv.

Nga ana tjetër, ministri i jashtëm çek Tomas Petricek ka konfirmuar mbështetjen e vendit të tij për zgjerimin.

Ju mund të pëlqeni dhe këto