“1 miliardë e 350 milionë euro për Rindërtimin bëhen rrush e kumbulla në sirtarët e ministrave”, akuza e fortë e Murrizit

Deputeti i opozitës së re, Myslim Murrizi ka shpërthyer në Kuvend duke ngritur akuza se paratë që janë dhënë për procesin e Rindërtimit, po bëhen ‘rrush e kumbulla’ në sirtaret e ministrave.

14 mijë familje të pastreha, 300 milionë euro dhuratë në forumin e Brukselit. 850 milionë euro janë hua dhe borxhe po nga ai forum. 280 milionë euro deklaroi se ka miratuar në buxhet, po për rindërtimin. 720 milionë euro për ministrinë e shëndetësisë. Pra milionat e eurove marrin vulën në këtë sallë dhe dergjen në sirtarët e ministrave të tërmetit e të qametit.  Bëhen rrush e kumbulla. Në prokurime pa garë, emergjente, të fshehta.

Nëse 14 mijë familjeve, do u jepej nga 100 m2 shtëpi, me 300 euro kosto e ndërtimit që është marrëveshje, do duheshin 420 milionë euro që ato 14 mijë familje të merrnin nga një shtëpi 100 m2, nga prilli-maji deri më sot. 1 miliardë e 350 milionë euro, i bie të ndërtoheshin 4 herë. Në cilin vend keni arritur të fusni familje brenda nga tërmeti, në Durrës, Thumanë, Vorë, Krujë? Ku? Kur do i përdorni 1 miliardë e 150 milionë euro të ndërkombëtarëve, të shqiptarëve. Kur do hyjnë këta 14 mijë shqiptarë në banesa. Kur? Si duket nuk është gjetur ustai që do fillojë të ndërtojë, të gllabërojë, të përfitojë. 700 milionë euro për ministrinë e shëndetësinë”, tha Murrizi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto