1.3 ton dr*gë në Maqedoni, Berisha: “Kamioni ndaloi në këtë pjesë të Shqipërisë, ku u zhduk pjesa tjetër”

Pas sasisë së madhe me kokainë që u kap në Maqedoninë e Veriut dhe që kishte kaluar nga pika kufitare me Shqipërinë, ka reaguar ish kryeministri Sali Berisha.

Berisha shkruan se një pjesë e kokainës është zhdukur dhe se ky kamion kishte ‘pushuar’ në Xibrakë. Berisha ngre pyetjen në statusin e tij në Facebook:  “U shkarkuan në afërsi të Xibrakës ku thuhet se prej dy vitesh funksionon një fabrike e madhe mielli i Partise?!?”

Postimi i Sali Berishës:

Super xhalo me 1.3 ton kokaine

Zhduket ngarkesa prej 1.3 tone Kokaine

Miq, nje ngarkese prej 1,3 ton kokaine me vlere tregu 300 milion euro u zbulua sot ne nje magazine ne nje fshat te Maqedonise se Veriut. Ngarkesa ishte shkarkuar nga nje anije ne portin Bar te Malit te Zi. Prej aty kokaina e ngarkuar ne kamion ka hyre nga Hani i Hotit ne Shqiperi dhe pas nje pushimi shplodhes ne Xibrake ka kaluar ne Qaf Thane pa i hyre ferra ne kembe!

Mirepo policia e Maqedonise se Veriut njofton se ajo ka konfiskuar gjithsej 1 kg kokaine nga 1,3 ton qe ishte kokaina ne banane dhe se ka arrestuar dy shofere dhe nje magazinier.

Problemi ketu komplikohet dhe lind pyetja se ku shkuan 1299 kg kokaine. U zhduken gjate rruges nga Qaf Thana ne Shkup? Apo u shkarkuan ne afersi te Xibrakes ku thuhet se prej dy vitesh funksionon nje fabrike e madhe mielli i Partise?!?

Ju mund të pëlqeni dhe këto