“Policët më sulmuan se jam i djathtë”, qytetari denoncon me emra efektivët: “Kërkoj mbrojtje”

Një 61 vjeçar nga Saranda, i identifikuar si Fatmir Sadiku, pretendon se është dhunuar dhe shoqëruar nga policia vetëm se ka prirje të djathta politike.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se efektivët e kanë ndaluar rreth orës 20:30 kur ishte tek lokali i një miku të tij dhe shton se policët që u përballën me të ishin pa maska.

Në videon që ai ka publikuar në rrjetet sociale, 61 vjeçari pretendon se është i sëmurë nga zemra dhe gjendja e tij është përkeqësuar më shumë gjatë shoqërimit dhe prandaj është dërguar në spital. Sadiku shkruan se kërkon mbrojtje nga mediat dhe strukturat e PD-së pasi e kanë shoqëruar në komisariat pasi është i djathtë.

“Dje rreth ores 20.30 minuta mbasi isha smur kisha ndaluar te miku im .ne lokal isha vetem un me drita fikur ne erresir pavarsisht se kishte kalur fasha e orarit .jasht leviznin makina e kembesor kjo duket nga vidjoja oficeri policis ben hasanbega me drejtohet pa mask dhe me thot e kam vetem me ti .i thom dakort por te lutem ver masken nuk pranoi dhe me mori focerisht e me coi ne komisarjat ne komisarjat gjendja ime shendetsore rendohet dhe andej me cojn ne spital ku mora dhe mjekimin arsieja e vetme esht se un jam i djatht dhe kete e din te gjith ju lutem te gjitha medjave strukturave te Pd te na brojn nga keta bandit e kriminel e trafikant qe kan pushtuar policin shqiptare”, shkruan Sadiku.

Ju mund të pëlqeni dhe këto