Po ngiste makinën e blinduar me targa ruse kur u aksidentua, zbulohet pronari i saj: “U largova me këmbë…”

Mbrëmjen e së mërkurës një makinë “G Class” e blinduar dhe me targa ruse u përmbys afër ish-rreth rrotullimit të Shqiponjës në Laprakë.

Së fundmi, 34 vjeçari që drejtonte këtë mjet, Eldin Dergjini, ka folur për policinë. Një orë pas aksidentit, ai është paraqitur në një spital privat për të marrë mjekim.

“Kam qenë duke ecur me makinë me një shpejtësi normale. Me goditi nga pas një mjet tjetër. Humba kontrollin dhe u përplasa me një bordurë dhe makina ime u batua në rrugë. Nuk e pashë mjetin që më goditi. Pas aksidentit jam larguar në këmbë për pak metra dhe pastaj mora taksi dhe erdha në spital”, ka thënë ai në polici.

34-vjeçari është person me precedent penal i arrestuar në Shqipëri për kundërshtim të punonjësit të rendit publik dhe në Itali për narkotik.

Ju mund të pëlqeni dhe këto