Po fshiheshin në Britani, ekstradohen në Shqipëri dy shtetasit e dënuar për vrasje

Dy shqiptarë që janë dënuar për vrasje janë ekstraduar sot nga Britania e Madhe. Sipas njoftimit të policisë, është ekstraduar 45 vjeçari Hektor Mahmutaj, i dënuar me 25 vite burg për vrasje nga Gjykata e Fierit.

Në vitin 1997, ai vrau shtetasin Gj. J. Gjithashtu, është ekstraduar edhe Ronaldo Kolndreu, i dënuar me 15 vite burg për “vrasje me paramendim” të mbetur në tentativë, pasi në vitin 2018 plagosi me thikë shtetasin S. B.

Njoftimi i Policisë:

Interpol Tirana Vijon bashkëpunimi i suksesshëm me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Falë këtij bashkëpunimi janë kapur dhe ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar, dy shtetas shqiptarë të dënuar për vepra të rënda kundër personit. Paraditen e sotme, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra, Mbretëria e Bashkuar, drejt vendit tonë, i shtetasve shqiptarë Hektor Mahmutaj, 45 vjeç, lindur në Fier dhe Ronaldo Kolndreu, 21 vjeç, lindur në Tiranë. Shtetasi Hektor Mahmutaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 25 vjet burgim, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në vitin 1997, Hektor Mahmutaj, pranë rrugës automobilistike të fshatit Bejar, Mallakastër, ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. J. Shtetasi Ronaldo Kolndreu ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 15 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë. Në vitin 2018, në ambientet e fabrikës së këpucëve, shtetasi Ronaldo Kolndreu ka plagosur me thikë shtetasin S. B. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Mançester, Mbretëria e Bashkuar, u bë i mundur arrestimi i tyre në Londër dhe ekstradimi drejt vendit tonë.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto