“Po bëhet politikë me virusin”, Manastirliu thirrje opozitës: “Të jemi të gjithë bashkë”

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka thënë sot në Kuvend se mbajtja e maskave është një hap më tej kufizimit të përhapjes së koronavirusit.

Ajo i është drejtuar opozitës jashtëparlamentare, duke i thënë t’i lërë planet dhe pikat, por të bashkohet sepse kjo është një sfidë e të gjithëve, jo vetëm e qeverisë.

“Mbajtja e maskave është një hap për të kufizuar përhapjen e virusit. Maska, distacimi social dhe higjena janë e rregullat kryesore. Sot në parlament po bëhej politika e ditës me virusin. Konteksti është i qartë, kush nuk do të shohë qartë e përdor këtë situatë për politikë. Edhe ata që janë jashtë kërij parlamenti  flasim për plane e pika, me lapsuse, por unë besoj se është situatë serioze, duhet ta trajojmë të tillë dhe duhet të jemi të gjithë bashkë, pasi është një virus që kërcënon jetën e shqiptarëve.

Kjo është një luftë e të gjithë qytetarëve shqiptare, dhe në këtë mënyrë po shmangin një mbyllje të dytë. Jam sot shumë e kënaqur që kam parë që qytetarët po mbajnë maska, dua që kjo gjë të vijojë edhe në ditët e ardhshme. Ne e kemi mirëmenaxhuar këtë situatë. Qëllimi ynë është që qytetarët të marrin shërbimin shëndetësor që meritojnë”, u shpreh ministrja.

Ju mund të pëlqeni dhe këto