Plas skandali/ Futbollisti i ekipit shqiptar kërcënohet me jetë: “Kanë me të vr.a”

Së fundmi, futbollisti i një ekipi shqiptar është kërcënuar me jetë. Sulmuesi nigerian i Shkumbinit, Majkëll Ejoh, është kërcënuar me mesazhe.

Futbollisti ka publikuar në Instagram-in e tij një mesazh kërcënues që i ka ardhur, në të cilën shkruhet se “ata kanë për ta vrarë nëse luan në Burrel dhe se kanë për ta goditur me grushte nëse bën gol”.

Ky mesazh ka ardhur para ndeshjes Burreli-Shkumbini. Futbollisti e ka kaluar me humor këtë rast dhe ka thënë se do të shënojë dy gola.

Klubi i tij i ka garantuar mbështetje maksimale. Për “Panorama Sport”, Ejoh ka thënë se do jetë në fushë dhe do tregojë profesionalizmin e tij.

Ju mund të pëlqeni dhe këto