Plas sherri në mes të club-it të njohur në kryeqytet, dy persona qëllojnë me pi.sto.letë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ku ka plasur arma në mes të një nga lokaleve më të njohur.

Dy persona të paidentifikuar kanë filluar të qëllojnë me armë zjarri dhe disa të tjerë janë përfshirë në këtë konflikt të armatosur. Rojet e lokalit e kanë pasur të pamundur të neutralizonin autorët, të cilët më pas janë larguar nga vendngjarja.

Policia ka bërë të ditur se si pasojë e konfliktit, janë lënduar katër persona. Autorët e sherrit janë shpallur në kërkim, ndërsa policia ka gjetur tre pistoletat në vendngjarje.

“Më 09.11.2019, rreth orës 02:00, policia është njoftuar për një përleshje mes dy grupeve në rrugën ‘Rinia’. Në këtë përleshje kanë mbetur të lënduar katër persona që janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka bërë të ditur policia.

Ju mund të pëlqeni dhe këto