Plas arma tek Rruga e Kavajës/ Sherr midis biznesmenëve, përfundon i plagosur një prej tyre

Një sherr mes dy biznesmenëve tek Rruga e Kavajës në Tiranë ka degraduar në nxjerrjen e armëve të zjarrit dhe plagosjen e njërit prej tyre.

Pamje nga vendngjarja

Biznesmeni Sino Llanaj është plagosur nga shtetasi Albert Allmuça. Të shtënat janë regjistruar në hyrje të një pallati në ndërtim e sipër.

Mësohet se dy biznesmenët ishin pronarë të këtij pallati. Sino Llanaj ka mbetur i plagosur në këmbë, por është jashtë rrezikut për jetën.

Pamje nga vendngjarja

Si pasojë e plumbave të shtëna, ka mbetur i plagosur edhe shtetasi Klodjan Gomina, roje i pallatit. Kujtojmë se, biznesmeni Sino Llanaj u përfshi në një sherr 4 ditë më parë në Astir.

Pamje nga vendngjarja
Ju mund të pëlqeni dhe këto