Plagosja e biznesmenit në Tiranë, policia: “U qëllua nga ortaku i tij, një kalimtar u lëndua”

Policia e Tiranës ka dhënë njoftimin zyrtar pas përplasjes me armë zjarri tek “Rruga e Kavajës”, ku mbeti i plagosur biznesmeni ndërtues Sino Llanaj.

Në njoftimin e policisë, bëhet e ditur se Llanaj është plagosur pas një konflikti të çastit. Gjithashtu, ka mbetur i plagosur në kofshë një kalimtar i rastit, shtetasi Klodjan Kamino. Autori është Albert Allmuça, ortak i Sino Llanajt në pallatin që ata po ndërtojnë tek rruga “Ndre Mjeda”.

Pamje nga vendngjarja

“Me datë 13.01.2020, rreth orës 09:20, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri shtetasi S. Ll., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu është plagosur jashtë rrezikut për jetën edhe shtetasi K. K., 42 vjeç, i cili po kalonte rastësisht në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli, po bëhet krehja e zonës, si dhe po kontrollohen pamjet filmike, për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje. Në Komisariatin e Policisë Nr. 2 janë shoqëruar disa persona dhe vijon puna për kapjen e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje”, njofton Policia e Tiranës.

Pamje nga vendngjarja
Ju mund të pëlqeni dhe këto