Plagosi me mjet prerës 52 vjeçarin në Tiranë, policia arreston në flagrancë autorin

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga shtetasin  me inicialet A. M, 51 vjeç, pasi ai ka plagosur me mjet prerës një 52 vjeçar në rrugën “Myslym Keta” në kryeqytet.

Njoftimi i policisë:

‘Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Mysylm Keta”, dy shtetas po konfliktoheshin dhe se njëri prej tyre ishte plagosur me thikë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale nga ana e Policisë u bë e mundur parandalimin e një ngjarje të mundshme kriminale dhe arrestimi në flagrancë të autorit të dyshuar shtetasit A.M., 51 vjeç. Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin F.M., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.’

Ju mund të pëlqeni dhe këto