Pica e birra, Haxholli i ndërpreu ‘festën’ gruas dhe policit në shtëpinë e tyre/ Fotot

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Kavajë, ku mbeti i vrarë 41 vjeçari Dritan Haxholli, i cili shkoi në shtëpinë e ish të dashurës së tij, Marsida Qatjas.

Në ato momente, Marsida ishte bashkë me të dashurin e saj, i cili mbeti i plagosur. Në këto foto të siguruara nga “Dosja.al”, shihet se në banesën e saj ndodhet një kuti picash, kanaçe birrash dhe ushqim mbi tavolinë.

Një pjatë është ende e vendosur mbi tavolinë, që mund të jetë përdorur edhe si tavëll për hirin e cigares, por policia dyshon se është përdorur për të konsumuar kokainë. Në pamje shihet edhe një pluhur i bardhë mbi divan.

Haxholli shkoi me një kallashnikov në shtëpinë e Marsidës, por gjeti vdekjen pasi polici e vrau me armën e shërbimit.

Burimi: Dosja.al

I plagosuri Bledar Toçi
Marsida
Haxholli
Ju mund të pëlqeni dhe këto