Pezullohet puna tek aeroporti i Rinasit/ Ministrja Balluku takon punonjësit, nuk arrihet asnjë marrëveshje mes tyre

Ditën e sotme punonjësit e “Albcontrol” kanë dalë në protestë. Ata kanë kërkuar plotësimin e disa pikave lidhur me kushtet e punës nga ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, duke pezulluar kështu punën në aeroportin e Rinasit.

Vet ministrja Belinda Balluku shkoi për të biseduar me 65 punonjësit kontrollorë, por nuk u arrit asnjë marrëveshje mes tyre.

Këta të fundit kërkojnë nga ministria: rikthimin e kolegëve në punë; shfuqizim i vendimeve të bordit; rikthimin e pagës së plotë sipas kontratës kolektive; transparencë financiare për vitin 2020; dhe që një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.

Për shkak të grevës së kontrollorëve, është mbyllur kulla e vrojtimit, duke penguar uljen e aeroplanëve në pistë. Një avion që ishte nisur nga Athina ka qëndruar rreth 30 minuta në ajër dhe më pas është rikthyer në Greqi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto