Pezullimi i dy efektivëve që nxorrën sekretin hetimor, Lleshaj: “Çdo operacion i fshehtë”

Dy efektivë policorë janë pezulluar nga detyra pasi nxorrën sekretin hetimor. Mbi këtë dhe gjetjen e arsenalit të ar.mëve në Elbasan, ka reaguar Lleshaj.

Ministri i Brendshëm në një prononcim për mediat teksa po inaguronte pikën e kalimit kufitar në Hanin e Hotit, tha se çdo operacion policor duhet të mbetet i fshehtë.

“Sa i përket operacionit të gjetjes së armëve në Elbasan,  çdo operacion i policisë duhet të jetë i fshehtë në fakt. Ato që publikohen janë vetëm rezultatet dhe jo operacionet”, tha Lleshaj.

Ju mund të pëlqeni dhe këto