Përplasi për vdekje 10 vjeçaren në Allias, merret vendimi nga Gjykata për Alban Gurin

Shoferi i makinës që përplasi për vdekje 10 vjeçaren Ambra Petali në Allias të dielën, Alban Guri, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.

Në seancën që është mbajtur paraditen e sotme është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” për Alban Gurin.

E mitura sapo kishte dalë nga shtëpia kur ndodhi aksidenti fatal. Guri u largua nga vendngjarja sepse ishte i dehur në momentin kur po drejtonte automjetin. Më vonë, ai u arrestua nga policia.

Pamje nga aksidenti
Ju mund të pëlqeni dhe këto