Përdori si alibi Kejvinën, Redjan Rreja bën kërkesën e rradhës në Gjykatën e Apelit

Së fundmi, është bërë e ditur se Redjan Rraja ka apeluar në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda masën e sigurisë arrest me burg.

Kjo kërkesë është depozituar nga avokati mbrojtës i Rrajës, Besnik Çerekja. Ai pretendon se klienti i tij s’ka asnjë lidhje me atentatin ndaj prokurorit Ndoja të shtunën e kaluar.

Dyshohet se Rraja ka përdorur si alibi faktin që ka qenë me modelen Kejvina Kthjella ditën kur u krye atentati ndaj Ndojës, Landi Muharremit dhe 24-vjeçarit Andi Maloku, që ndërroi jetë dje në spitalin e Traumës.

Në media u bë e ditur se Kejvina ishte pyetur për disa orë rresht në Prokurori mbi lidhjen që ka me Rrajën dhe nëse ka pasur dijeni për lëvizjet e tij.

Ju mund të pëlqeni dhe këto