Pasi shpëtoi nga kampi në Siri, Alvin Berisha i lumtur pranë familjes kthehet në Shqipëri

Alvin Berisha u bë i njohur në Shqipëri pas historisë së tij të dhimbshme ku ndodhej prej disa vitesh në kampin famëkeq “Al Hol” në Siri.

Pasi u shpëtua prej andej me ndihmën e emisionit investigativ italian “Le Ienne”, Alvini është bashkuar me babain e tij, Afrim Berishën dhe motrat në Itali.

Së fundmi, Alvini ka hapur edhe një llogari në Instagram, ku publikon momente të ndryshme me miqtë e tij. Madje, 11 vjeçari ka dhënë së fundmi një lajm.

Përmes një postimi në Instastory, Alvini ka zbuluar se pas shumë kohësh pushimet verore do t’i kalojë në Shqipëri. Kështu, vogëlushi do të kthehet në atdhe.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto