Pasi Kajmaku nuk është gjendur akoma, Gjykata dënon ish kryebashkiakun e Vorës

Ditën e sotme, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest me burg në mungesë” për ish kryetarin e bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku.

Një ditë më parë, Prokuroria lëshoi një urdhër-arrest ndaj tij. Banesa e Kajmakut është kontrolluar nga Gjykata mjaft imtësisht.

Megjithatë, autoritetet nuk e kanë gjetur aty Kajmakun. Kajmaku u shkarkua nga KQZ më 1 nëntor pasi shkeli ligjin e dekriminalizimit, duke mos deklaruar dënimin në Greqi.

Prokuroria nisi hetimet për të dhe e akuzon për disa vepra penale si shpërdorim detyre, sipas nenit 248 te Kodit Penal, falsifikimi i formularëve, neni 190 i Kodit Penal, dhe Ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës, neni 249 i Kodit Penal.

Ju mund të pëlqeni dhe këto