Pasi dha dorëheqjen, ja ku po e kalon kohën ish kryeministri Haradinaj

Ditën e djeshme, përmes një deklarate për  mediat, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës. Me lot në sy, ai njoftoi se ishte thirrur nga Gjykata Speciale në Hagë për të dëshmuar.

Sot, Haradinaj ka vendosur të kalojë pak kohë me familjen e tij. Nipi i tij, Luani, ka publikuar në foto familjare të tyre, ku shfaqet Haradinaj, vëllai i tij i vogël, Frashëri dhe nëna Nurija.

Kujtojmë se shumë shpejtë Haradinaj do të largohet drejt Hagës për t’u intervistuar në Gjykatën Speciale. Ndërkohë, Kosova do të hyjë në zgjedhje të parakohshme.

Ju mund të pëlqeni dhe këto