Pasi bojkotuan mësimin, Fakulteti Filologjik merr vendimin e rëndësishëm për vitin akademik

Studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, bojkotuan për ditë e javë me rradhë, mësimin në shenjë proteste për plotësimin e kërkesave të tyre dhe rrëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë.

Sot, nëpërmjet një vendimi që mban firmën e dekanit të këtij Iniversiteti, është vendosur se periudha e mësimit do të shtyhet deri më 3 mars 2019 dhe mësimi do të zhvillohet edhe gjatë fundjavës, me qëllim që nxënësit mos të humbasin vitin akademik.

Përsa i përket sezonit të provimeve, po në të njëjtin vendim mendohet të shtyhet pas datës 4-24 mars.

Vendimi Nr3

MBI STRUKTURËN E PËRSHTATUR PËR VITIN AKADEMIK 2018-2019

Me qëllim realizimin e programeve të parashikuara për këtë vit akademik, pa dëmtuar formimin e studentëve, dekanati, në mbledhjen  e datës 11.02.2019, miratoi mbledhjen  e strukturës si vijon:

1.Periudha e mësimit për semestrin e parë shtyhet deri më datë 03.03.2019. Do të  mbahet mësim edhe gjatë fundjave, si dhe oraret kur të ketë salla të lira. Përgjegjësit e departamenteve do të hartojnë agjendat e njësive bazë, pasi të jenë konsultuar me studentët, stafet akademike apo edhe ato ndihmë-akademije. Kopje të agjendave do të dorëzohen në Sekretarinë Mësimore dhe tek zv.dekanët përgjegjës deri më datë 13.4.2019

Ju mund të pëlqeni dhe këto