Pasi artistët janë ngujuar tek Teatri, fiken dritat dhe ndërpritet uji i pijshëm

Aktorë dhe qytetarë janë ngujuar brenda Teatrit Kombëtar për të protestuar kundër prishjes së godinës ekzistuese.

Por teksa ata ndodhen aty prej paradites së sotme, një lëvizje e papritur ka ndodhur. Aty është ndërprerë energjia elektrike dhe uji i pijshëm.

Prej disa ditësh, Ministria e Kulturës i ka kërkuar OSHEE dhe UKT që të bëjnë ndërprerjen e energjisë dhe ujit. Duket se ky vendim është zbatuar pikërisht sot, kur aty brenda po protestohet, duke i lënë artistët në terr.

Ju mund të pëlqeni dhe këto