Pas akuzave ndaj tij, SPAK kërkon që Lefter Alla t’i nënshtrohet testit të dr*gës

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nisi hetimet dje ndaj Lefter Allës, kryebashkiakut të Bulqizës.

Në media u publikua dy ditë më parë nga gazetari Artan Hoxha një video në të cilën u tha se shihej Alla duke konsumuar kokainë në ambiente publike.

Sot, SPAK ka kërkuar që Lefter Alla t’i nënshtrohet testit të drogës, në vijim të hetimeve ndaj tij.

Për të kryer këtë procedurë, Alla duhet të paraqitet e Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ti marrë kampion gjaku dhe urine, me qëllim kryerjen e eskpertimit mjeko-ligjor, që do të vërtetojë nëse Alla është konsumues droge ose jo. Kjo ekspertizë do të jetë baza e kësaj çështje penale dhe që mund të shtyjë prokurorët të ngrenë akuzë për kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla.

Ju mund të pëlqeni dhe këto