Pandemia e koronavirusit, Skënder Brataj zbulon kur do hiqen përfundimisht masat kufizuese

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka deklaruar se masat kufizuese do të hiqen përfundimisht kur të arritet imuniteti i tufës, mbi 70%.

Brataj ka deklaruar se jemi ende në një situatë të rrezikshme dhe se adoleshentët përbëjnë një rrezik të madh për përhapjen e koronavirusit.

“Përfundimisht do të hiqet vetëm kur do të bëhet imunizimi i tufës, pra 60-70%. Duhet pasur shumë kujdes. Adoleshenca e merr në qafë familjen. Po shohim situatën në Korçë që ishte tipike e grumbullimit të Tiranës në festat e fundviti dhe tamam do ta shohim në fund të janarit. Edhe universitetet nuk duhet të hapen. Mbajtja e maskës patjetër e jep efektin e vet pasi nuk po na mbërrin gripi akoma. Fundi i pandemisë nuk është i lidhur me vendin tonë por me të gjithë botën. Vaksina vërtet është fillimi i fundit të pandemisë por sa ka filluar. Do të durojmë edhe disa muaj të tjerë”, tha Brataj për “Report Tv”.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto